Ukraina ia ndalon Tymoshchukut përjetë marrjen me futboll në këtë vend
BKT
Sport

Ukraina ia ndalon Tymoshchukut përjetë marrjen me futboll në këtë vend

Federata e Futbollit e Ukrainës ka vendosur t’ia ndalojë Anatoliy Tymoshchuk përjetë përfshirjen në aktivitete futbolli në territorin e Ukrainës.

Kjo për shkak se nuk e dënoi luftën e Rusisë ndaj Ukrainës si dhe po vazhdon të jetë ndihmëstrajner te klubi nga Rusia, Zeniti i Shën Petersburgut. Vendimi është publikuar të premtën.No description available.

Sipas kumtimit, ish-kapiteni i Ukrainës jo vetëm që nuk bëri asnjë deklaratë publike në lidhje me luftën, por as nuk e ndërpreu bashkëpunimin e tij me klubin e agresorit rus. “Duke bërë këtë zgjedhje të vetëdijshme, Anatoliy Tymoshchuk dëmton imazhin e futbollit ukrainas", është shkruar në vendim.

Tymoshchuk nga viti 2000 deri në vitin 2016  ka luajtur 144 ndeshje për Ukrainën.

Përgatiti Uran Krasniqi