11:53 / 12.03.2022
Protestojnë qytetarët e Melitopolit, kryetari i tyre u rrëmbye nga rusët
Banorët në qytetin ukrainas të Melitopolit kanë dalë për të protestuar kundër rrëmbimit të dyshuar të kryebashkiakut nga forcat ruse.
Zyrtarët ukrainas kanë postuar video duke thënë se tregon Ivan Fedorov duke u larguar me sy të lidhur të premten.
Në një mesazh, Presidenti Volodymyr Zelensky akuzoi rusët për "kalim në një fazë të re terrori".























