12:50 / 12.03.2022
Xavi kishte refuzuar Manchester Unitedin, kjo është arsyeja
Trajneri spanjoll, Xavi raportohet se kishte refuzuar klubin anglez, Manchester Unitedin.
Mediat britanike zbulojnë se strategu spanjoll në kohën kur drejtonte AL Sadd i kishte thënë “JO” ‘Djajve të Kuq’, transmeton RTKLive.com.
Xavi kishte refuzuar klubin anglez për të realizuar ëndrrën që të marrë drejtimin e Barcelonës.
‘Blaugranat’ nën drejtimin e Xavit, tashmë kanë rigjetur formën dhe rezultatet pozitive.
Tekniku katalonas është duke ndërtuar një skuadër të denjë për sezonin e ardhshëm.
Xavi dy ditë më parë deklaroi se “objektivat e Barcelonës janë një vend që çon në Chamoions si dhe trofeu i Europa League-s”.
Përgatiti: Fatmir Bytyqi























