13:17 / 12.03.2022
Ikën Pochettino, vjen Zidane?
Trajneri Muricio Pochettino raportohet se po numëron ditët në krye të bankinës se PSG-së.
Eliminimi i parisienëve nga Liga e Kampionëve, duket se do sjellë ndryshime në bankinën e gjigantit francez.
Mediat e huaja të shtunën raportojnë se Pochettino në fund të këtij sezoni, do të largohet nga ‘Parku i Princave’, transmeton RTKLive.com.
Kreu i këtij klubi të madh francez, Al Khelaifi thuhet se shumë shpejtë do ta kontaktojë ish-trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.
Strategu francez ditë më parë deklaroi se gjatë kësaj verë do t’i kthehet zejes së trajnerit, dhe duket se Parisi do të jetë ‘shtëpia’ e tij e radhës.
Përgatiti: Fatmir Bytyqi























