Lukaku  i thotë ‘JO’ Barçës, preferon Interin
BKT
Sport

Lukaku  i thotë ‘JO’ Barçës, preferon Interin

Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku raportohet se ka hedhur poshtë mundësinë të transferohet në Barcelonë.

Ylli belg ka qenë i lidhur më transferimin tek ‘Blaugranat’, por sipas mediave angleze, lojtari ka refuzuar mundësinë që të vesh fanellën e katalonasve, transmeton RTKLive.com.

Reprezentuesi belg, thuhet se preferon rikthimin në Itali, ku Interi synon ta rikthejë belgun në qytetin e modës.

Lukaku nuk po kalon periudhë të mirë tek ‘Blutë’ e Londrës, dhe duket se lojtari pëlqen rikthimin tek ‘Nerazurët’.

Ndryshe, Interi do të provojë gjatë afatit kalimtar të verës që sërish ta sjellë në skuadër sulmuesin belg.

Përgatiti: Fatmir Bytyqi