S’gabon Prishtina, Ballkani shkund Feronikelin
BKT
Sport

S’gabon Prishtina, Ballkani shkund Feronikelin

FC Prishtina nuk ka gabuar në duel me Ulpianën, duke fituar me rezultat 2-0, të shtunën në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit kanë arkëtuar tri pikë të vlefshme në duel me Ulpianën.

Qëndrim Zyba (53’) dhe Leotrim Kryeziu (58’), shënuan nga një fitore për fitoren e Prishtinës, e cila tani 32 pikë dhe renditet në mesin e tabelës, derisa Ulpiana mbetet në zonën e rrezikshme  me vetëm 23 pikë të tubuara, shkruan RTKLive.com.

Ndërkohë, lideri i tabelës, Ballkani i është kthyer fitoreve duke mundur bindshëm prej 6-0 Feronikelin.

Armend Thaqi (9’), Meriton Korencia (27’), Blendi Baftiu (41’), Mevlan Zeka (59’) dhe Arbër Potoku (78’ dhe 90+3’), realizuan golat për fitoren e skuadrës nga Suhareka, e cila tani ka 51 pikë në krye të tabelës, kurse, Feronikeli është e fundit me vetëm 11 pikë të grumbulluara. /F.Bytyqi/