Në dilemë e ardhmja e Modricit te Reali, ende s’ka marrëveshje
Mesfushori kroat Luka Modric, raportohet se mund të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni.
‘Los Blancos’ mund të humbasin njërin ndër lojtarët kryesor në skuadrën e tyre.
Sipas mediave spanjolle, kroati dhe madrilenët ende nuk kanë arritur marrëveshje për kontratën e re, transmeton RTKLive.com.
Marrëveshja e reprezentuesit kroat me skuadrën ‘merenguese’ skadon pas tre muajve.
Drejtuesit e Realit besojnë se Modric do të qëndrojë të paktën edhe një sezone në ‘Bernabeu’, por kontrata mes dy palëve ende nuk është arritur.
Mesfushori kroat është duke shfaqur performancë të lartë këtë sezon të garave me skuadrën e Carlo Ancelottit.
Modric po monitorohet nga disa klube të mëdha evropiane, edhe pse Reali është i bindur se kroati nuk do të largohet nga Madridi. /F.Bytyqi/























