Superliga vazhdon sot me tri ndeshje, derbi luhet në Gjilan
BKT
Sport

Superliga vazhdon sot me tri ndeshje, derbi luhet në Gjilan

Elita e futbollit të Kosovës, do të vazhdojë sot pasdite me tri ndeshjet e javës së 25-të.

Kryendeshja luhet në Gjilani, ku skuadra më të njëjtin emër përballet me Llapin.

Kjo sfidë është tejet e rëndësishme për të dy skuadrat që synojnë kreun e tabelës, shkruan RTKLive.com.

Ndërkohë, në dy ndeshjet tjera përballen Drenica-Malisheva dhe Dukagjini-Drita.

Edhe këto dy duele parashikohen të sjellin sfida interesante pasi që pikët nga këto dy ndeshje janë të rëndësishme.

Superliga/Java e 25-të

Sot takohen:

13:00 Dukagjini – Drita

13:00 Drenica – Malisheva

13:30 Gjilani – Llapi

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00 përveç sfidës Gjilani-Llapi që nis në orën 13:30. /F.Bytyqi/