09:50 / 14.03.2022
Polonia: Sulmi rus afër kufirit polak mesazh për NATO-n
Një sulm rus në një bazë ushtarake ukrainase në afërsi të kufirit polak, të dielën, ishte përpjekje për të “kërcënuar” NATO-n, tha zv/ministry i Jashtëm polak, Marcin Przydacz.
Të paktën 35 njerëz janë vrarë në një bazë në Yavoriv, rreth 20 km nga kufiri me Poloninë, e cila është anëtare e Aleancës veriatlantike.
Przydacz tha për BBC-në se veprimi rus ishte “shumë provokativ”.
“Ata e dinë sigurt se kjo bazë ushtarake është në afërsi të kufirit polak”, tha ai.“Ata kanë dashur të dërgojnë një mesazh kërcenues për NATO-n”, tha ndër të tjera Przydacz.























