10:25 / 14.03.2022
Kuleba: Duhet ta shmangim Luftën e Tretë Botërore
Ukraina vazhdimisht u bën thirrje vendeve perëndimore që të ndihmojnë më shumë në luftën kundër Rusisë dhe këtë thirrje e ka përsëritur sërish ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
“Ukraina po lufton me sukses”, ka thënë ai, duke shtuar: “Neve na duhet ndihma për të luftuar. Na jepni të gjitha armët e nevojshme”.
“Aplikoni më shumë sanksione kundër Rusisë dhe izolojeni plotësisht. Ndihmojeni Ukrainën që ta bëjë Putinin të dështojë dhe në këtë mënyrë i shmangemi një lufte më të madhe”, ka thënë Kuleba.























