11:09 / 14.03.2022
Nëntëdhjetë fëmijë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Ukrainë ka njoftuar se 90 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
“Numri më i madh i viktimave është në Kiev, Kharkiv, Donetsk, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr”, thuhet në një deklaratë për media.
Rusia e mohon se ka për cak civilët në atë që e quan “operacion special” për demilitarizimin e Ukrainës.























