11:34 / 14.03.2022
Instagrami nuk funksionon më në Rusi
Instagrami nuk funksion më në Rusi, pas akuzave të Moskës ndaj kompanisë bazë, Meta, se po lejon në platformën e saj thirrjet për dhunë kundër rusëve, përfshirë edhe ushtrinë.
Ky vendim vjen pasi Facebook dhe Twitter u bllokuan në fillim të marsit, pas tentimeve të autoriteteve ruse për të kontrolluar informacionin lidhur me luftën në Ukrainë.
Të hënën, Instagrami shfaqet në listën e burimeve online në Rusi si “i kufizuar”.























