Humb jetën gruaja shtatëzënë dhe bebja e saj pas sulmit në Mariupol
BKT
   Ukraina

Humb jetën gruaja shtatëzënë dhe bebja e saj pas sulmit në Mariupol

Një grua shtatëzënë dhe bebja e saj kanë vdekur pas sulmeve ruse në një maternitet në Mariupol, aty ku ajo ishte shtrirë për të kryer procesin e lindjes.

Ngjarja që kishte ndodhur të mërkurën e kaluar, tregonte gruan e shtrirë në një barelë. Kjo po konsiderohet një prej imazheve më prekëse nga lufta në Ukrainë.

Sipas AP-së, gruaja kishte lindur të shtunën përmes një operacioni cezarian, por mjekët konfirmuan të njejtën ditë se nëna, edhe foshnja, kanë ndërruar jetë.