Dy të vrarë nga sulmi në fabrikën e aeroplanëve
BKT
   Ukraina

Dy të vrarë nga sulmi në fabrikën e aeroplanëve

Autoritetet ukrainase thanë se dy persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas një sulmi të forcave ruse në një fabrikë për prodhimin e aeroplanëve në Kiev.

Portali i lajmeve strana.news publikoi foto dhe video që tregojnë një re pluhuri nga fabrika Antonov, në veriperëndimi të Kievit.

Kompania ndërton aeroplanë për mallra dhe pasagjerë.