13:39 / 14.03.2022
Izraeli thotë se "nuk do të jetë rrugë anashkaluese" për anksionet ruse
Deklarimi i Lapid vjen pasi SHBA i kërkoi Izraelit të mos bëhet streha e fundit për paratë e pista që po nxisin luftërat e Vladimir Putinit.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, u zotua sot se Izraeli nuk do të përdoret nga rusët për të anashkaluar sanksionet perëndimore.
Duke folur në Sllovaki, Lapid përsëriti dënimin e Izraelit për agresionin rus të Ukrainës, dhe tha se Izraeli "do të bëjë gjithçka për të ndihmuar ndërmjetësimin e paqes".
Komentet e Lapid vijnë dy ditë pasi nënsekretarja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland, i bëri thirrje Izraelit të zbatojë sanksionet.























