Kremlini konfirmon synimin për marrjen e kontrollit të qyteteve të Ukrainë
BKT
   Ukraina

 Kremlini konfirmon synimin për marrjen e kontrollit të qyteteve të Ukrainë

Moska akuzoi sot  SHBA-në dhe BE-në për qëndrim provokues duke thënë se  "po e shtyjnë Rusinë drejt sulmit në qytetet kryesore të Ukrainë me synimin për ta bërë përgjegjëse për viktimat civile ".

Kremlini ka deklaruar se kishte planifikuar të shmang viktimat civile dhe të përmbahet nga sulmet në vendbanimet kryesore, përfshirë edhe Kievin.

Por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë sot për TV Rossiya 24, se lufta urbane "pashmangshëm” shpie te një numër i madh viktimash civile.  " Duke garantuar sigurinë e popullatës civile, Ministria e mbrojtjes, nuk e përjashton mundësinë e marrjes së kontrollit të qendrave të mëdha të banimit, me përjashtim të zonave të përdorura për evakuime humanitare”.