Zelensky tregon për një raund të “vështirë" të bisedimeve, Ukrainë-Rusi
Zelensky, më herët ishte planifikuar të fliste në Këshillin e Evropës, por më vonë u njoftua se ai nuk do t’i adresohet kësaj organizate.
14.35 I Zelensky tregon për një raund të “vështirë" të bisedimeve, Ukrainë-Rusi
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky , në një video-mesazh të Tëitter, ka thënë se po vazhdojnë "bisedimet e vështira" me Rusinë dhe më vonë në mbrëmje do ta publikojnë rezultatin e tyre.
Kreu i ekipit negociator të Ukrainës në bisedimet me Rusinë, Mykhailo Podoliak ka njoftuar se sesioni i katërt po mbahet virtualisht dhe i tërë ekipi po diskuton nga Kievi, përderisa bisedimet e mëhershme ishin mbajtur në Bjellorusi.
“Palët po shprehin qëndrimet e tyre specifike. Por komunikimi është i vështirë. Arsyeja e mosmarrëveshjes janë sistemet e ndryshme politike. Rusia është një sistem shtypës i shoqërisë së saj”, ka thënë Podoliak.























