17:15 / 14.03.2022
Shtëpia e Bardhë diskuton mundësinë e një udhëtimi të Biden në Evropë
Presidentit amerikan, Joe Biden ka gjasa të ketë së shpejti një udhëtim tjetër në Evropë,për të diskutuar me aleatët ndihmën për Ukrainën.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po diskutojnë mundësinë e një udhëtimi së shpejti, të presidentit amerikan, Joe Biden në Evropë, në mes të intensifikimit të agresionit rus në Ukrainë.
CNN cito burime brenda Shtëpisë së Bardhë që thonë se po diskutohet çështja e një udhëtimi tjetër, që do të vinte pasi atij të zëvendëspresidentes, Kamala Harris dhe sekretarit të shtetit, Antony Blinken.
Administrata Biden po përpiqet të përshpejtojë pranimin e refugjatëve, nga Ukraina, përfshirë edhe bashkimet familjare, përderisa sipas OKB-së gati 3 milionë njerëz tashmë janë larguar nga Ukraina.























