Guterres thotë se armët bërthamore tani janë brenda fushës së mundësisë
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka thënë se “gatishmëria e Rusisë për të përdorur forcat bërthamore, kërcënon gjithë njerëzimin”.
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka njoftuar se OKB-ja do të ndajë edhe 40 milionë dollarë të tjera për të rritur ndihmën humanitare për Ukrainës.
Guterres theksoi se fondet do të ndihmojnë në furnizimet esenciale ushqimi, uji, ilaçe dhe elemente tjera jetike në vend.
Ai gjithashtu paralajmëroi një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Ukrainë, përfshirë edhe kërcënimin bërthamor. “Niveli i gatishmërisë për forcat bërthamore , dikur i paimagjinueshëm,tani është kthyer brenda fushës së mundësisë dhe kjo kërcënon gjithë njerëzimin", ka thënë Guterres.























