BE miratoi paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë
BKT
   Ukraina

BE miratoi paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë

Presidenca e BE-së, njoftoi se ambasadorët e 27 vendeve anëtare të bllokut miratuan një paketë të katërt sanksionesh, duke goditur individë dhe kompani ruse .

Bashkimi Evropian ka miratuar sot sanksione të reja kundër Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë, dhe në mesin e  të sanksionuarve është edhe oligarku  rus, Roman Abramovich.

Presidenca e BE-së, që aktualisht udhëhiqet nga Franca, njoftoi se ambasadorët e 27 vendeve anëtare të bllokut miratuan një paketë të katërt sanksionesh, duke goditur individë dhe kompani ruse "të implikuar në sulmin ndaj Ukrainës".

Emrat e tyre pritet të bëhen publikë në një botim “të shpejtë” të Gazetës Zyrtare të BE-së, duke shpallur ligjërisht të gjitha vendimet e Bashkimit Evropian.