20:31 / 14.03.2022
GJND do të vendosë të mërkurën në çështjen e Ukrainës kundër Rusisë
Ukraina akuzon Moskën në GJND për justifikimin e paligjshëm të luftës me pretendime të rreme për gjenocid.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, gjykata më e lartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka njoftuar sot se të mërkurën do të mblidhet për të vendosur për çështjen që Ukraina ka ngritur kundër Rusisë.
Në një seancë dëgjimore që u bojkotua nga Rusia më 7 mars, Ukraina i kishte kërkuar gjykatës së OKB-së që të urdhëronte Rusinë të ndërpresë aktivitetet ushtarake, duke argumentuar se agresioni rus në Ukrainë bazohej në një interpretim fals të traktatit të gjenocidit të OKB-së.
Kjo pritet të jetë një prej vendim eve më të rëndësishme në historinë e kësaj gjykate.























