10:01 / 15.03.2022
VIDEO: Presidenti Zelensky u adresohet trupave ruse
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka publikuar një video mesazh, ku shfaqi tone optimiste lidhur me bisedimet për paqe me Rusinë.
Ai tha se Rusia ka filluar ta kuptojë që fitorja nuk mund të arrihet nga fusha e betejës.
“Ata veçse kanë filluar ta kuptojnë që nuk mund të arrijnë asgjë përmes luftës”, ka thënë Zelensky.
Presidenti ukrainas gjithashtu u është drejtuar trupave ruse, duke u thënë: “Nëse dorëzoheni te forcat tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç duhet të trajtohen njerëzit”.























