10:11 / 15.03.2022
Zyrtari ukrainas: Jemi në një udhëkryq
Një këshilltar i presidentit ukrainas ka thënë se lufta në Ukrainë ndodhet në udhëkryq, që mund të çojë drejt një marrëveshje përme bisedimeve me Rusinë, apo drejt një ofensive te re ruse.
“Ne jemi në udhëkryq. Ose do të arrijmë marrëveshje gjatë bisedimeve, ose rusët do të bëjnë përpjekje për një ofensivë të re dhe pastaj do të ketë bisedime sërish”, tha Oleksiy Arestovych.























