10:22 / 15.03.2022
Arrestohet gazetarja ruse
Mbrëmjen e së hënës, një grua që mbante një parullë anti-luftës në Ukrainë, u shfaq në sfondin e edicionit të lajmeve në kanalin shtetëror rus, Channel 1.
Parulla, që shihej prapa prezentueses së lajmeve, shkruante “jo luftë, ndalojeni luftën, mos i besoni propagandës, ata po ju gënjejnë”.
Gruaja është identifikuar si Marina Ovsyannikova, një prej redaktoreve në këtë kanal televiziv.
Zëri i saj dëgjohej gjatë transmetimit, duke theskuar mesazhet “Jo luftë! Ndalojeni luftën!”, para se regjisori të kalonte në një reportazh televiziv.
Raportohet se redaktorja është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.
Ky kanal televiziv rus kontrollohet nga shteti dhe reflekton vetëm versionin rus të luftës në Ukrainë.























