11:06 / 15.03.2022
Rreth 300 të evakuuar kanë arritur në Zaporizhzhia
Rreth 300 civilë nga qyteti i rrethuar i Mariupolit kanë arritur në qytetin Zaporizhzhia, pas largimit përmes evakuimit të parë të suksesshëm, ka thënë këshilli i qytetit.
“Siç është raportuar, rreth 160 vetura janë larguar nga Mariupolit dje. Deri në orën 10:00, ka informacione që rreth 300 banorë të Mariupolit kanë arritur në Zaporizhzhia”, thuhet në njoftim.
Të paktën 200 mijë njerëz kanë nevojë emergjente për evakuim nga Mariupoli, sipas vlerësimeve të zyrtarëve ukrainas. Rusia po e mohon vazhdimisht se ka target civilët.























