Protestën në TV, Kremlini e quan huliganizëm
BKT
   Ukraina

Protestën në TV, Kremlini e quan huliganizëm

Kremlini ka thënë se veprimet e një gruaje, që pengoi programin e drejtpërdrejtë të lajmeve në televizionin shtetëror rus, Channel 1, mund të cilësohen si huliganizëm.

Protestuesja, një redaktore e televizionit, gjatë një transmetimi të hënën, ka mbajtur një parullë në duar, prapa prezentueses në studio, me mbishkrimet “jo luftë, ndalojeni luftën, mos i besoni propagandës, ata po ju gënjejnë”.

“Sa i përket kësaj gruaje, kjo mund të quhet huliganizëm”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë ruse, Dmitry Peskov, duke dhënë lëvdata për punën kualitative të programit televiziv, Channel 1.