Orë policore në Kiev
BKT
   Ukraina

Orë policore në Kiev

Ora policore do të hyjë në fuqi në kryeqytetin ukrainas, Kiev, nga ora 8 e mbrëmjes të martën deri në 7 të mëngjesit të enjten, pas bombardimeve të fundit në qytet.

“Do të jetë e ndaluar lëvizja nëpër qytet pa një leje speciale, përveç shkuarjes në strehimore”, ka thënë kryetari i qytetit, Vitaliy Klitschko.

“Kryeqyteti është zemra e Ukrainës dhe ai do të mbrohet. Kievi nuk do të dorëzohet nga ne”, ka thënë ai.