Scholz kërkon armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë
BKT
   Ukraina

Scholz kërkon armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

Kancelari gjermani, Olaf Scholz ka thënë se duhet të mbahen të hapura të gjitha kanalet diplomatike dhe të arrihet një armëpushim i menjëhershëm në Ukrainë.

“Është çështje e përdorimit të të gjitha formateve të dialogut dhe mbajtjes së tyre…dhe presioni për arritjen e një armëpushimi, që duhet të vijë menjëherë”, u ka thënë ai gazetarëve pas një takimi në Berlin me mbretin Abdullah të Jordanisë.