Ende i paqartë raundi i katërt i bisedimeve Ukrainë-Rusi
Ekipet negociatore të Rusisë e Ukrainës kanë paralajmëruar për sot vazhdimin e raundit të katërt të bisedimeve për korridore humanitare dhe armëpushim.
Ekipet negociatore të Rusisë e Ukrainës kanë paralajmëruar për sot vazhdimin e raundit të katërt të bisedimeve për korridore humanitare dhe armëpushim, por ende nuk është qartësuar nëse do të vazhdojë sot takimi që u ndërore të hënën.
Pas tri raunde negociatash në Bjellorusi,delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës nisën të hënën online raundin e katërt të bisedimeve, në atë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi si të “të vështirë”. Por më vonë, kryenegociatori ukrainas, Mykhailo Podoliak, njoftoi se është vendosur për një "pauzë teknike" në bisedimet mes palëve derisa të qartësohen punët shtesë në nëngrupet punuese dhe përcaktimet individuale" .























