Këshilltari i presidentit ukrainas thotë se lufta përfundon së shpejti
Këshilltari i presidentit të Ukrainës, flet për dy zgjidhje që mund t’i japin fund luftës në Ukrainë deri në mesin e prillit.
Oleksiy Arestovych, këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se edhe në skenarin më të keq lufta me Rusinë mund të përfundojë deri në mes të prillit.
“Kemi dy zgjidhje. Bisedimet që po zhvillohen tani. Gjithçka mund të zgjidhet së shpejti, brenda një ose dy javësh. Me një tërheqje të plotë të trupave ruse", ka thënë Arestovych.
Zgjidhja e dytë, sipas tij, është nëse Rusia merr më shumë rezerva, duke kuptuar se nuk do të arrijnë marrëveshje me Ukrainën. “ Pastaj do të ketë një përpjekje tjetër për ta sulmuar Ukrainën. Atëherë na duhet edhe një javë për t'i mposhtur. Nëse ndodhë skenari i dytë, kjo do të zgjasë edhe një muaj, deri në mes të prillit”, ka thënë ai për mediat në Ukrainë.
Analistët ushtarakë thonë se rezistenca dhe gatishmëria luftarake e ushtrisë ukrainase e kapi e ka zënë në Moskën në befasi.























