14:38 / 15.03.2022
Katër të vrarë nga sulmet ruse në një ndërtesë banimi në Kiev
Të paktën 4 persona janë vrarë pasi forcat ruse goditën zonat e banuara në veri, lindje dhe perëndim të qendrës së qytetit të Kievit.
Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore ruse mbi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev ka arritur në katër, përderisa ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin njerëz të tjerë nga një ndërtesë banimi që është përfshirë nga flakët pas goditjes me raketa.
Brenda një ore forcat ruse kanë goditur të paktën katër ndërtesa në zonat e banuara në gjithë kryeqytetin ukrainas - në lindje, veri dhe perëndim të qendrës së qytetit.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka njoftuar se gjithashtu ka dhjetëra të plagosur.























