15:20 / 15.03.2022
Zelensky thotë se rreth 100 fëmijë ukrainas u vranë nga sulmet ruse
Në një takim me udhëheqësit e Forcës së Përbashkët të Ekspeditës të udhëhequr nga Britania, kreu i Ukrainës ka kritikuar kompanitë e huaja që nuk po largohen nga Rusia.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u tha udhëheqësve të Forcës së Përbashkët të Ekspeditës, të udhëhequr nga Britania e Madhe se pothuajse 100 fëmijë janë vrarë nga sulmet ruse, në vendin e tij që nga fillimi i agresionit rus.
Zelensky foli për vrasjet e fëmijëve dhe vuri në pikëpyetje angazhimin e kompanive të huaja për një bojkot afatgjatë të Rusisë.
"Disa kompani thonë se janë larguar, por ato thjeshtë presin momentin që mund të kthehen në tregun rus. Nuk u interesojnë 97 fëmijë; deri më tani, 97 fëmijë janë vrarë këtu," u tha Zelensky udhëheqësve evropianë.























