Stoltenberg thotë se Rusia mund të jetë duke planifikuar operacion kimik
BKT
   Ukraina

Stoltenberg thotë se Rusia mund të jetë duke planifikuar operacion kimik

Kreu i NATO-s, shprehu shqetësimin se Rusia mund të përdorë armë kimike në një operacion të kamufluar, në atë që quhet "flamuri i rremë", për ta fajësuar Ukrainën dhe Perëndimin për zgjerimin e luftës në rajon.

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë sot se Rusia "po bën pretendime absurde për laboratorët biologjikë dhe armët kimike" në Ukrainë. 
" Armët biologjike janë një gënjeshtër tjetër.  Moska mund të jetë duke planifikuar një operacion 'flamur të rremë', duke përfshirë edhe armë kimike," tha Stoltenberg.

Operacioni  “ flamuri i rremë”  është një veprim politik ose ushtarak i kryer me qëllimin për të fajësuar një kundërshtar për të.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Stoltenberg ka theksuar se pozicioni ushtarak i NATO-s duhet të jetë gati për këtë realitet të ri.

 “Në tokë, këto masa mund të përfshijnë më shumë forca në gjendje të lartë gatishmërie në lindje të aleancës”, ka thënë Stoltenberg .

Ai gjithashtu paralajmëroi se do të shqyrtohet "rritja e dislokimeve detare e ajrore, forcimi i mbrojtjes raketore dhe mbrojtjes kibernetike”.