Rusia vendos sanksione ndaj presidentit amerikan Biden
Ministria e jashtme ruse ka njoftuar se nga sot ka vënë sanksione ndaj presidentit amerikan dhe tërë zyrtarëve të lartë ekipit të tij.
Rusia ka njoftuar sot se ka vendosur sanksione kundër presidentit amerikan, Joe Biden, sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe zyrtarëve të tjerë të lartë amerikanë.
Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme Ruse thuhet se sanksionet janë reciproke ndaj asaj që kanë vendosur Shtete e Bashkuara.,
“Në përgjigje të një sërë sanksionesh të paprecedentë… nga 15 marsi 'lista e ndalimit' përfshin në bazë të reciprocitetit presidentin Joe Biden, Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes Loyd Austin, Shefin e Shtabit të Përbashkët, Mark Milley, si dhe një numër shefash departamentesh dhe figura të njohura amerikane”, thuhet në deklaratën ruse.























