18:31 / 15.03.2022
Biden me 24 mars në Bruksel për të diskutuar me NATO për Ukrainën
Misioni i SHBA-së në NATO ka njoftuar se presidenti Biden do të marrë pjesë samitin e jashtëzakonshëm me 24 mars në Bruksel për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën.
Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë javën e ardhshme për në Bruksel për të diskutuar me aleatët e NATO-s një samit të jashtëzakonshëm të aleancës Veri-atlantike.
Misioni i SHBA-së në NATO në një njoftim Twitter ka thënë se Biden i është përgjigjur ftesës së kreut të NATO-s, Jens Stoltenberg për një samit të jashtëzakonshëm për 24 mars në Bruksel për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën.
Ndërsa Stoltenberg ka njoftuar se liderët “do të trajtojnë agresionin rus në Ukrainë, mbështetjen tonë të fortë për Ukrainën dhe forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes së NATO-s”.























