18:34 / 15.03.2022
Pierre Zakrzewski, fotoreporteri i Fox News, vritet në Ukrainë
Në njoftimin e shefes ekzekutive të Fox News, Suzanne Scott thuhet se "Pierre u vra në Horenka, në periferi të Kievit, Ukrainë."
Rrjeti Fox News ka njoftuar se Pierre Zakrzewski, fotoreporteri shumëvjeçar i këtij mediumi, është vrarë sot në Ukrainë . “Me trishtim të madh dhe me zemër të thyer ndajmë lajmin se këtë mëngjes është vrarë fotografi ynë i dashur Pierre Zakrzewski”.
Në njoftimin e shefes ekzekutive të Fox News, Suzanne Scott thuhet se "Pierre u vra në Horenka, në periferi të Kievit, Ukrainë."
“Ai ka raportuar nga Ukraina që nga shkurti dhe sot ishte me korrespondentin Benjamin Hall kur u godit automjeti i tyre", ka njoftuar Scott.























