Rusët përdorin si pengje mjekët e pacientët në spitalin në Mariupol
BKT
   Ukraina

Rusët përdorin si pengje mjekët e pacientët në spitalin në Mariupol

Sergei Orlov, nënkryetar i qytetit të Mariupolit, në Ukrainë, ka njoftuar se trupat ruse morën kontrollin e spitalit të qytetit dhe mjekët e pacientët po përdoren si robër.

Të paktën 100 bomba raportohet të jenë hedhur  nga forcat ruse mbi qytetin juglindor Mariupol në Ukrainë, në ditën e 20  të agresionit të Rusisë.

Sergei Orlov, nënkryetar i qytetit  të Mariupolit, i ka thënë CNN se forcat ruse po "shkatërrojnë" qytetin e rrethuar ukrainas dhe se pacientët në një spital po  përdoren si robër.

"Është humbur qasja në spitalin e qytetit. Ky është krim lufte. Ka shumë luftime në rrugët tona dhe situata  është tmerrshme”, ka thënë Orlov.

"Ata po shkatërrojnë qytetin. Ne numëruam 22 avionë që bombardonin qytetin tonë dhe ata hodhën të paktën 100 bomba. Dëmi është i tmerrshëm",  ka shtuar ai.