Kryeministrat e Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë mbërrijnë në Kiev
BKT
   Ukraina

 Kryeministrat e Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë mbërrijnë në Kiev

Krerët e qeverive të Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë kanë mbërritur në Kiev për bisedime me krerët e Ukrainës, në kulmin e përshkallëzimit të luftimeve në kryeqytet.

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë kanë mbërritur në Kiev për bisedime me krerët e Ukrainës, në kulmin e përshkallëzimit të luftimeve në kryeqytet.

Në një  njoftim në Facebook, kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki ka treguar se kanë hyrë në Kiev duke shtuar se duhet të marrë fund ajo që po ndodhë në Ukrainë. “ Ne duhet ta ndalojmë tragjedinë që po ndodh në Lindje sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Moraëiecki.

"Kjo është arsyeja pse jemi në Kiev, së bashku me zëvendëskryeministrin (polak) Jaroslaw Kaczynski dhe kryeministrat Petr Fiala dhe Janez Jansa".

Vizita ka për qëllim konfirmimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian për Ukrainën dhe njoftimin e një pakete të gjerë tw ndihmës për vendin.