Pas fjalimit të Zelenskyt, Biden do publikojë atë që po i ofron Ukrainës
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se në një fjalim të mërkurën, Biden pritet të demonstrojë mbështetjen e radhës or Ukrainën.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden planifikon të shpalos, të mërkurën, paketën e ndihmës për Ukrainën pas adresimit online në Kongres të presidentit, Volodomyr Zelensky.
CNN raporton se disa orë pasi presidenti i Ukrainës t’i drejtojë Kongresit kërkesat për ndihmë vendit të tij në kulmin e ofensivës ruse.
Në fjalimin e tij para ligjvënësve, Zelensky pritet të bëjë thirrje të reja për hapa për të shpallur Ukrainën një zonë të ndalim-fluturimit si dhe ta ndihmojë në blerjen e avionëve luftarakë. Biden deri më tani ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes në në konflikt me Rusinë, duke thënë se mund të fillojë Luftën e Tretë Botërore.























