Zyrtarët ukrainas: Rusia ka targetuar civilët në Zaporizhia
BKT
   Ukraina

Zyrtarët ukrainas: Rusia ka targetuar civilët në Zaporizhia

Rusia ka targetuar infrastrukturën civilë në qytetin juglindor të Zaporizhias, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit, ka thënë kreu i ushtrisë rajonale ukrainase.

Në një mesazh të postuar në Telegram, Oleksandr Starukh shkroi se një stacion treni dhe një park publik në qytet është goditur nga raketat ruse.

“Mëngjesi nuk ka qenë i mirë…Raketat janë lëshuar në zonën e stacionit të trenit të qytetit. Sipas të dhënave preliminare, askush nuk është vrarë. Raketa e dytë ka rënë në zonën e një kopshti botanik”, ka thënë ai.

Oleksandr Starukh tha se zyrtarët rajonalë veçse “kanë risistemuar më shumë se 3 mijë njerëz, përfshirë 772 fëmijë”.