Zelensky kërkon dorëheqjen e zyrtarëve rusë
BKT
   Ukraina

Zelensky kërkon dorëheqjen e zyrtarëve rusë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë zyrtarëve të lartë rusë dhe udhëheqësve të medieve që të japin dorëheqje nga postet e tyre dhe njëkohësisht të mbajnë qëndrim kundër pushtimit të vendit të tij.

Ai u është drejtuar “të gjithë zyrtarëve të Federatës Ruse”.

“Nëse vazhdoni të qëndroni në këto pozita, nëse nuk e kundërshtoni luftën, komuniteti ndërkombtar do t’ua heq të gjitha të drejtat, nga gjithçka”, tha Zelensky.