10:34 / 16.03.2022
Vritet edhe një gjeneral rus
Zyrtarët ukrainas thonë se kanë vrarë një general rus, i katërti me radhë.
Anton Gerashchenko, një këshilltar në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës, ka thënë në Telegram se forcat ukrainase kanë vrarë gjeneralin rus Oleg Mityaev, gjatë luftimeve të ashpra në periferi të Mariupolit.
Moska zyrtare ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me këtë pretendim të palës ukrainase.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zenensky gjithashtu ka raportuar për vrasjen e një gjenerali tjetër rus, gjatë adresimit të tij të përnatshëm nga Kievi, por nuk ka përmendur emra.
Mendohet se Rusia i ka 20 gjeneralë-majorë që po e udhëheqin pushtimin rus në Ukrainë.























