10:57 / 16.03.2022
Rreth 1.89 milion ukrainas kanë ikur për në Poloni
Më shumë se 1.89 milion njerëz kanë ikur nga Ukraina për në Poloni që nga fillimi i luftës, ka njoftuar Garda Kufitare polake.
Prej tyre, më shumë se gjysmë milioni ka mundësi që e kanë lëshuar edhe Poloninë, ka thënë profesori polak Maciej Duszczyk.
Nga shifra e përgjithshme, 94% prej tyre që kanë kaluar kufirin janë ukrainas.
Vetëm të martën, 66,600 persona kanë kaluar kufirin me Poloninë.
Shumica e refugjatëve kanë shkuar në qyete të mëdha, sikurse Varshava apo Krakova.























