Një i vrarë nga sulmi në Kharkiv
BKT
   Ukraina

Një i vrarë nga sulmi në Kharkiv

Si pasojë e sulmeve ruse në Kharkiv, një person ka mbetur i vdekur, njoftojnë Shërbimet ukrainase të Emergjencave.

Gjithashtu janë dëmtuar edhe dy ndërtesa banimi.

“Nata ishte kryesisht e qetë, madje bëmë edhe pak gjumë”, tha për Al Jazeeran një prej banoreve të qytetit, nënë e dy fëmijëve.

Dyert e dritaret e apartmentit të saj janë thyer nga bombardimet e mëhershme dhe ato i ka mbuluar ato me qese. Ajo tregon se netët, bashkë me familjen, i kalojnë në banjo, të ulur në tokë.