11:20 / 16.03.2022
NATO zotohet për më shumë ndihmë për Ukrainën
SHBA dhe anëtarët e tjerë të NATO-s thanë të mërkurën se bota duhet të vazhdojë ta ndihmojë Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, duke adaptuar njëkohësisht sigurinë e aleancës me “realitetin e ri”.
Diplomatët vlersojnë se aleatët e NATO-s kanë shpenzuar më shumë se 20 mijë anti-tanke dhe armë të tjera për Ukrainën, që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
“Ne qëndrojmë të bashkuar për ta mbështetur Ukrainën”, ka thënë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, para takimit emergjent të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel.
Vendet anëtare të NATO-s do të vazhdojnë të ofrojnë armë për Ukrainën, ka thënë Kajsa Ollongren, minisrja holandeze Mbrojtjes, duke shtuar se Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet.























