Zelensky pritet të kërkojë më shumë ndihmë nga Kongresi amerikan
BKT
   Ukraina

Zelensky pritet të kërkojë më shumë ndihmë nga Kongresi amerikan

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pritet të bëjë një kërkesë urgjente para Kongesit amerikan, për të kërkuar më shumë ndihmë në luftën kundër agresionit rus.

Zelensky pritet t’i adresohet Kongresit amerikan më vonë gjatë ditës.

Një ditë më parë ai foli në një video lidhje para ligjvënësve kanadezë, të cilëve u kërkoi më shumë sanksione të Perëndimit ndaj Rusisë.