Ylli ukrainas i futbollit pritet të pranojë refugjatë
BKT
   Ukraina

Ylli ukrainas i futbollit pritet të pranojë refugjatë

Ylli ukrainas i futbollit, Andriy Shevchenko pritet të pranojë në shtëpinë e tij në Angli familje refugjatësh nga Ukraina.

Ish-lojtari i Chelsea-t dhe Milanit po ashtu do të nisë një program, bashkë me Programin Botëror për Ushqim, që të mbledhë 1 milion funta për vendin e tij, Ukrainën.

Ai i ka thënë BBC-së se kjo është një periudhë e rëndë për të, familjen e tij dhe ata që ndodhen në Ukrainë për momentin.

Shevchenko gjithashtu tha se edhe shumë miq të tij janë të gatshëm të pranojnë familje refugjatësh.