Rreth 500 banorë janë vrarë në Kharkiv deri tani
BKT
   Ukraina

Rreth 500 banorë janë vrarë në Kharkiv deri tani

Shërbimet e Emergjencave të qytetit ukrainas të Kharkivit thanë se ta paktën 500 njerëz janë vrarë në këtë qytet që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Kharkiv është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, pas Kievit. Gjatë javëve të kaluara ka pasur sulme të shumta në këtë qytet, edhe pse forcat ruse kanë hasur në vështirësi për ta marrë qytetin për shkak të mungesës së municionit.

Në përditësimin e fundit, njoftohet se dy persona janë vrarë pas një sulmi rus në një bllok ndërtesash banimi.