Një model i garancive për siguri në “tavolinën e negociatave”
BKT
   Ukraina

Një model i garancive për siguri në “tavolinën e negociatave”

Mykhailo Podolyak, një prej negociatorëve ukrainas në bisedimet me Rusinë, tha se në “tavolinën e negociatave” është mundësia e një garancie të sigurisë për vendin e tij, nga një grup aleatësh, në rast të ndonjë sulmi në të ardhmen.

“Një model i garancive për sigurinë është në tavolinën e negociatave. Çka nënkupton? Një marrëveshje me një numër të shteteve garantuese që ndërmerr obligime të qarta ligjore për të parandaluar sulmet e ardhshme”, ka shkruar në Tweeter Mykhailo Podolyak.