13:07 / 16.03.2022
Ushtria e Ukrainës flet për një `goditje shkatërruese` mbi trupat pushtuese
Forcat e Ukrainës kanë thënë sot se pozicioni mbrojtjes nuk ka ndryshuar, duke theksuar se i ka shkaktuar një "goditje shkatërruese trupave okupuese".
Në një deklaratë të Shtabit të Përgjithshëm ukrainas thuhet se forcat e armatosura kundërsulmuan në disa zona, duke shkatërruar tre avionë, një helikopter dhe tre dronë rusë.
BBC raporton se këto deklarime nuk janë verifikuar ende, duke cituar deklaratën që thotë se forcat ajrore po sulmojnë objektivat tokësorë, duke përfshirë nëntë në kolonat e trupave dhe pajisjeve ruse.
Ushtria e Ukrainës thotë gjithashtu se forcat ruse kanë vazhduar të kryejnë sulme me bomba dhe raketa në zonat me popullsi të dendur.























